Asgjë s’ndodh në këtë vend, filmi i cili është vene ne jete nga regjisori i ri Fisnik Smaja është promovuar ne Shkodër, fale bashkëpunimit te ngushte mes Shoqatës Gruaja tek Gruaja, Qendrës Rinore Arka, Acli Ipsia dhe Code Partners.
Nje interes i madh kryesisht i te rinjve për te ndjekur këtë film, i cili shfaqet ne kuadër te 16 ditëve të aktivizmit për ti thëne ndal dhunës me baze gjinore. Vete regjisori i këtij filmi, Fisnik Smaja, është shprehur i kënaqur qe ky promovim vjen pikërisht ne Shkodër. Nje aktivitet i konceptuar ne një forum debati, mes te rinjve te shkodrës, nxënës te shkollave te mesme te qytetit te Shkodrës, te cilët kane dhëne ide dhe kane diskutuar ne lidhje me realitetin shqiptar ne përgjithësi dhe atë shkodran ne veçanti.