Korrupsioni, pangopësia e njerëzve në jetën e përditshme erdhën në teatrin “Migjeni” përmes shfaqjes “1 kg shegë” me teksin e Suad Arilla dhe regjinë e Gerti Palalit.
Autori i tekstit Arilla dhe regjisori Palali thonë se shoqëria sot ka nevojë për mesazhet që vijnë përmes kësaj teme të trajtuar artistikisht.

Pjesë e shfaqjes “1 kg shegë” u bënë një grup aktorësh të rinj të cilët premtojnë për të ardhmen për t’u kthyer në aktorë profesionistë.

Në këtë pjesë teatrale interpretuan Marsel Papaleka, Lusi Bregu, Evis Muriqi, Elisavet Alija, Jozef Marashi, Luiza Gjini, Kristela Lazri, Laura Gjergji dhe Amelja Krosaj.

Artikulli paraprak“METODAT E REJA TË MJEKËSISË DOMOSDOSHMËRI”
Artikulli tjetërVRASJA E 14 VJEÇARIT/ RAMA HEDH NË DISKUTIM PUBLIK DY PROPOZIME: TË MBYLLIM PLOTËSISHT TIK TOK E SNAPCHAT, APO TË VENDOSIM FILTRA