“Agnesa e Zotit”, një vepër e John Pielmeir është shfaqja e dhënë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Me regjinë e Kiço London, përkthyer nga Artur Lena kjo dramë vë përballë shkencën, fenë, faktin dhe përkushtimin duke ngritur pikëpyetjen se a kryqëzohen këto koncepte? Regjisori Londo thotë se në qendër të shfaqjes është figura e nënës dhe shqetësimi që ngre është mënyra e prindërimit në ditët e sotme.

Një prej tri aktoreve, Eni Jani thotë se mesazhet që përcjell kjo dramë janë sfidat e përditshme të kohëve që jetojmë.

Një mesazh regjisori Londo dha edhe për teatrin “Migjeni” i cili sipas tij duhet që të rishikohet për t’i rikthyer vlerat e vërteta.

Shfaqja “Agnesa e Zotit” flet për vrasjen e një të porsalinduri në një manastir që kërkon ekspertizën e një psikiatre të caktuar nga gjykata, për të përcaktuar gjendjen mendore të murgeshës fillestare, e cila akuzohet për vrasjen. Kur psikiatria përballet me rezistencën e devotshme të Nënës Eprore, ajo ndez dyshimet e mjekut rreth përfshirjes së manastirit dhe ngre pyetje të shumta. Kjo dramë vë në dyshim kuptimet e vërteta të besimit shpirtëror, fuqisë së dashurisë dhe prindërimit. Bashkë me Eni Janin, në këtë shfaqje luajtën edhe aktoret Laura Nezha dhe Vjoleta Trebicka.

Artikulli paraprakZJARRI SHKRUMBON BANESËN NË LEZHË
Artikulli tjetërRAMA: FUSHË E RE SPORTIVE NË SHKOLLËN “DËSHMORËT E PRISHTINËS”