Me rastin e festës së Krishtlindjes të rinjtë e famullisë “Zoja e Shkodrës” kanë organizuar shfaqjen festive “Melodia e Krishtlindjes”. Të rinjtë e famullisë tregojnë për organizimin e bërë dhe zbulimin e talenteve të reja që është çdo vit në rritje.
Famullitari Dom Vlash Palaj foli për rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve në këtë koncert.
Shfaqja festive “Melodia e Krishtlindjes” bëri bashkë jo vetëm të rinjtë e famullisë “Zoja e Shkodrës” por edhe familjarë të tyre, të cilët ishin të shumtë dhe e ndoqën shfaqjen nga afër.