Tre të artistë të rinj nga veriu i Shqipërisë sollën si premierë në teatron “Migjeni” shfaqjen “Ikja” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Aktorët Rafael Hoxhaj dhe Bujar Hoxhaj nën kompozimin e Rafael Marinaj interpretuan në këtë shfaqje e cila në thelb ka teatrin politik përmes një fryme të re teatrore dhe mesazheve të forta që lidhen me ikjen.

Dy aktorët u ndjenë mirë në këtë premierë që nisi nga Shkodra pavarësisht dy problemeve teknike nga shkëputja e energjisë elektrike.

Shfaqja “Ikja” është një eksperiment, me elemente nga disa zhanre teatrore si. Kjo shfaqje vë në pikëpyetje dilema dhe trajton ikjen si fenomen jo veç të njëkuptimtë por shumë planësh: ikja nga përgjegjsitë dhe detyrimet si qytetar i një vendi relativisht në zhvillim e sipër, ikja nga vendi në kërkim të një jete më të mire dhe ikja e pakthyeshme që është ndarja nga jeta. Pyetja që shtron kjo shfaqje është “a kemi zgjidhje tjetër përveç ikjes”.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK, JA DISKUTIMET
Artikulli tjetërTHEU MASËN E SIGURISË “ARREST NË SHTËPI”, SHPALLET NË KËRKIM 40-VJEÇARI