Banorët e fshatit Krahtul në Postribë kanë bllokuar firmën italiane “Il Progetto” e cila kërkon të marrë gurët shekullor të kalasë 2700 vjeçare. Banorët protestojnë duke thënë se dëmet që shkaktohen nga makineritë e tonazhit të rëndë janë të mëdha.Banorët thonë se kalaja e Krahtulit përveç gjurmëve ilire ka edhe vlere të tjera duke qenë një zonë e pasur arkeologjike dhe me disa shpella që mbartin historinë e shekujve të tërë.

Në muajin prill banorët e Krahtulit kanë bërë edhe një peticion por që duket se nuk është marrë parasysh. Ish-kryekomunari i Postribës Faz Shabaj do shprehej para 5 muajve se firma italiane ka lejet përkatëse, se nuk sjellë dëme mjedisore dhe se gurët do merren 300 metër larg kalasë. Banorët thonë se situata është ndryshe dhe se po shuhet një pjesë e konsiderueshme e identitetit kombëtar.

Artikulli paraprakDREJTORI I DAR PËRGJIGJET PËR PALESTRAT: PO SHOHIM LIGJIN
Artikulli tjetërTË SHTUNËN NIS PROTESTA SOCIAL- EKONOMIKE E BSPSH