Bashkia Shkodër njofton se bazuar në VKM nr. 369 date 18.05.2016 për Miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit” ka miratuar Rregulloren për shfrytëzimin e hapësirës publike për stacionet e plazhit në njësinë administrative Velipojë.

Për të gjithë të interesuarit ju bëjmë me dije se aplikimi është i mundshëm nga data 24.05.2016 deri ne datën 31.05.2016.

kritereve si vijon:

Kërkesën e subjektit për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;

Planin e biznesit për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, duke përfshirë parashikimin e vlerës së investimit, të ardhurave dhe shpenzimeve;

Dokumentacion për të vërtetuar eksperiencë të më mëparshme pozitive në ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit;

Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga organet përkatëse nëse ka;

Vërtetim nga autoritetet tatimore se subjekti ka shlyer të gjitha detyrimet tatimore;

Vërtetim nga institucionet përkatëse që nuk është në ndjekje penale dhe nuk ka procese gjyqësore në lidhje me aktivitetin;

Operatorët fizik/juridik të mos jenë debitor pranë “Drejtorisë të të ardhurave të Bashkisë Shkodër” dhe te mos kete detyrime sipas raportit përfundimtar te KLSH-se te ushtruar ne komunën Velipojë ne vitin 2015. Kjo e vërtetuar me vërtetimin përkates, te leshuar nga kjo drejtori.

Sipas burimeve prane Bashkise se Shkodrës behet me dije se do te kete nje kontroll te rrepte per zbatimin e këtyre kritereve ne mënyre qe ky sezon turistik te jete i suksesshëm.

Artikulli paraprakRISTANI: RIORGANIZIMI NEVOJË IMEDIATË NË M.MADHE
Artikulli tjetërMOTI I PAQËNDRUESHËM, VËSHTIRËSI PËR FERMERËT