Pavarësisht aksioneve – Shfrytëzimi, qindra fëmijë vijojnë të lypin në rrugët e Tiranës
Pavarësisht aksioneve të ndërrmarra nga Qeveria dhe Bashkitë për nxjerrjen e fëmijëve nga situata e rrugës, ky fenonomen mbetet ende shqetësuar. Por kaq problematike është numri i të miturve që shfrytëzohen për punë, ku në vitin 2016, 190 fëmijë janë gjetur duke punuar në ndërrmarrje prodhuese, ato tregtare dhe call center. Esmeralda është një ndër qindra fëmijë në Tiranë që gjendet në situatë rruge. Punon për të fituar të ardhura, sipas saj për të ndihmuar familjen e madhe me 12 anëtarë. Ajo i përket komunitetit rom, është 12 vjeç dhe thotë se është regjistuar për herë të parë në shkollë. Por realisht në vend që të ulej në bankat e shkollës, gjendet duke lypur në Rrugën e Elbasanit, një ndër akset më me fluks kalimtarësh dhe automjetesh.