Tre pronarë fermash janë arrestuar pasi shfrytëzonin punëtorët afrikanë dhe shqiptarë me orë të zgjatura dhe paga minmale.

Sipas medias italiane, ata kishin ferma në zonën e Foggiano, Perugino Libero i Foggia dhe Ortofrutta De Martino, Zapponeta në Itali.

Ata i detyronin punëtorët të punonin edhe mbi 10 orë në ditë, në kushte çnjerëzore, me paga më të ulëta se paga minimale ligjore.

Pronarët arrestuan me akuzën e shfrytëzimit dhe u arrestuan me akuza të ndryshme të shfrytëzimit të punës, ndërmjetësim të paligjshëm dhe deklarata false në INPS.

Policia ka konstatuar praninë e 45 punëtorëve, veçanërisht afrikanë dhe shqiptarë, të gjithë të punësuar rregullisht por të detyruar të punojnë në kushte shfrytëzuese, me pagat në orë prej 3.5 deri në 4 euro për afrikanët dhe deri në 6 euro për shqiptarët.

Disa ishin të detyruar të jetonin në kushte shumë të këqija sa për të patur një strehë mbi kokë, pa tualete, në kushte degradimi të thellë, por gjithashtu duhej të paguanin 15 euro në muaj për këtë lloj ‘konvikti’.

Gjithashtu u gjet një shkrim që kërcënonte punëtorët: “Kur një punëtor largohet, ai nuk do të lejohet të qëndrojë, do të bëhet i paligjshëm dhe duhet të kthehet në Marok.”

Artikulli paraprakI VUNË FLAKËN AZILIT DHE E FILMUAN, JEPET DËNIMI PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërTONIGHT – 11.02.2020