Shfrytëzonin si prostitutë 17-vjeçaren, nën hetim çifti në Tiranë

 

Dy persona janë në hetim, pasi akuzohen se kanë shfrytëzuar për prostitucion një të mitur. Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije, se Shefqet.K., 33 vjeç dhe Ina. Ç., 31 vjeçe, të dy banues në kryeqytet, shfrytëzojnë për prostitucion të miturën me iniciale O.O., 17-vjeçe dhe një tjetër shtetase të paidentifikuar. Policia bën me dije se po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë, të përfshirë në këtë aktivitet. Ndërkohë, materialet në ngarkim të dy personave të dyshuar u referuan një ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Artikulli paraprakREFUGJATI NË BERLIN: JEMI TË SHQETËSUAR SI DO NA SHOHIN TANI GJERMANËT
Artikulli tjetërKAPET SASI E MADHE DROGE NË SERBI, 3 SHQIPTARË NË PRANGA