Dy shtetase të moshave 20 dhe 64 vjeçe janë proceduar penalisht në Shkodër, pasi shfrytëzonin dy fëmijët e mitur për të lypur. Uniformat blu bëjnë me dije se fëmijëve të moshave 1dhe 5 vjeç, u rrezikohej jeta pasi qëndronin në mes të akseve rrugore. Në komunikatën e policisë thuhet se: Qendronin në mes të akseve rrugore, për të lypur bashkë me fëmijë 1 dhe 5 vjeç, dhe rrezikonin jetën e tyre, të fëmijëve dhe pengimin e qarkullimit, procedohen penalisht 2 shtetase. Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, gjatë patrullimeve të vazhdueshme në të gjithë territorin e qarkut, kanë konstatuar se në 2 raste, të mitur dhe foshnje, shfrytëzoheshin nga të afërm të tyre, për të lypur, dhe se duke e kryer këtë veprimtari të kundërligjshme në mes të akseve rrugore, ishin burim rreziku. Për këto 2 raste, janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset D. J., 64 vjeçe dhe L. J., 20 vjeçe, të cilat u konstatuan në mes të rrugës, në afërsi të urës së Bahçallëkut, teksa lypnin përkatësisht me nipin dhe me fëmijën, 5 dhe 1 vjeç. Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë. Policia e Shkodrës apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës. Dalja në rrugë duke lypur është kthyer tashmë në një problem shumë serioz në qytetin e Shkodrës. Nuk aknë munguar edhe kronikat e realizuara nga Star Plus në lidhje me këtë shqetësim madhor ku marrja e masave dhe largimi I këtyre personave nga rruga është një nevojë emergjente për sigurinë e tyre e njëkohësisht edhe për sigurinë e drejtuesve të automjeteve .

Artikulli paraprakSHUHET PLOTESISHT ZJARRI NE LAÇ
Artikulli tjetërVOLEJBOLL FEMRA, NORA DEDA EMËROHET TRAJNERE