Ministri i transportit Damian Gjiknuri ka shfuqizuar urdhrin 3917 të paradhësit të tij Sokol Dervishaj për rregullimin e linjave ndërqytetëse. Kjo për shkak se operatorët që kryejnë linjat ndërqytetëse kanë ngritur shqetësime të vazhdueshme deri në protesta pasi sipas tyre ka pasur mbivendosje licencash.

Shqetësim ky i ngritur vazhdimisht sidomos nga operatorët e linjës Tiranë-Elbasan. Ministri Gjiknuri do të nis edhe një auditim përmes grupit të punës për të parë mënyrën se si janë miratuar 80 linja dhe 60 licenca nga ish ministri Dervishaj. Pasi të përfundoi ky proces, ministria do të udhëzoj mënyrën e re për miratimin e linjave ndërqytetëse dhe kriteret ligjore që duhet të plotësojnë. Ministria e Transporteve garanton se gjithçka do të bazohen në studimet përkatëse dhe nuk do krijojnë problematikë mbivendosjesh.

Ministri Gjiknuri arriti në këtë konkluzion pasi më herët urdhëroi ngritjen e një grupi pune që u kryesua nga sekretari i përgjithshëm i MIE Gentian Keri. Grupi i punës analizoi problematikat dhe raporti mbi situatën e këtij sektori.

Artikulli paraprakAKSIONI KUNDER INFORMALITET, MBYLLEN 541 BIZNESE
Artikulli tjetërMETA MESAZH PAPA FRANCESKUT: LUTJET TUAJA PËR SHQIPËRINË, NA MBUSHIN ME SHPRESË