Shfrytëzimi pa kriter i Lumit Mat per inerte ka venë ne levizje institucionet pergjegjësë. Inspektoriati Kombetar i Mbrojtjes së Territorit ne bashkepunim me Policinë e Shtetit ushtruan kontrolle gjate nates përgjatë gjithe gjatësisë së lumit, ku nuk munguan as masat ndëshkimore për shkelesit e ligjit. Gjatë këtij aksioni u konstatuan 4 fadroma të cilet po gërryen lumin per inerte në afersi të Milotit. Subjekti qe po operonte u gjobit nga Inpektoriati Kombetar i Mbrojtes së Territorit si dhe u sekuatruan mjetet e renda qe po vepronin duke marrë inerte në lum. Drejtori i IKMT-së Lezhë Flori Gjini tha se monitorimi do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ketë tolerime ndaj shkelësve të ligjit.

Shfrytëzimi i paligjshëm i Lumit Mat për inerte nga kompani të ndryshme mbetet në një problem mjaft shqetësues, ndërsa masat e pretenduara nga autoritetet kanë dështuar t’i vënë fre fenomenit. Nga marrja e inerteve lumi ka ndryshuar rrjedhë, duke gërryer qindra hektarë tokë bujqësore, si dhe ka shkaktuar dëmtime dy ura përfshirë dhe urën monument kulture të Zogut, e cila ka rënë me disa metra dhe rrezikon seriozisht shembjen totale.

Artikulli paraprak“N’LULZIM T’SHKODRËS HAJDE”
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMEVE MBAN “PENG” RINDËRTIMIN