Pas diteve të nxehta me diell, rajoni i Lezhës u përfshi nga reshje të dendura shiu të cilat krijuan probleme kryesisht në qytet. Intensiteti i lartë i reshjeve solli prurje të shumta uji, të cilët vërshuan në rruget dhe lagjet e qytetit.

Problematika më e madhe u paraqit në bllokun e banimit 11 janari të lagjes “Besëlidhja”, ku niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve si dhe veshtiresuar levizjen e qytetareve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut vijuan gjatë gjithë paradites të së enjtes, por me rënien e intensitetit uji u tërhoq brenda një kohe te shpejtë dhe situata u përmiresua.

Përmbytjet në Lezhë janë një refren i vazhdueshem sa herë ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojne nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të vëshoj në rruge dhe lagjet e qytetit. Problemi pritet të marrë zgjidhje me investimin qe do realizohet për kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, projekt i cili pritet të zbatohet brenda këtij viti.

https://youtu.be/aJLEDnuXAr8

Artikulli paraprak“ONKOLOGJIKU”/ MINISTRJA E SHËNDETËSISË: NDËSHKIM LIGJOR DHE MORAL! SHPËRTHEN OPOZITA, BARDHI: JEP DORËHEQJEN!
Artikulli tjetërURA E ZOGUT, AKTIVISTËT: S’KA TRANSPARENCË