Nisen me shumë bujë ndërsa sot punimet për rehabilitimin e sheshit në Shiroke kanë mbetur pezull.Asnjë punëtor nuk shihet në kantier ndërkohë edhe makineritë janë larguar
Sipas inxhinierëve të punimeve punimet po kryhen me ritme të ulëta duke ndërhyrë vetëm në disa pjesë afër liqenit. Kjo pasi mos prishjes së ende të ndërtimeve në hyrje të Shirokës që kanë bllokuar avancimin e punimëve në qender të Shirokës
Sipas bashkisë Shkodër mësohet se leja për projektin në fjalë ende nuk është zbardhur në fletoren zyrtare
Me shumë gjasa projekti do i tejkalojë afatet deri sa të zgjidhet ngerci mes institucioneve
Qeveria ka dhënë afro 3 miliardë lekë për të transformuar Shirokën. Punimet janë parashikuar të zgjasin një vit ndërsa janë parashikuar të shemben 13 objekte të ndërtuara përgjatë liqenit
Mësohet se ndërhyrja prek një sipërfaqe prej 20 mijë meter/katror shesh, ku janë 13 ndërtime në plan për tu prishur, në vijën liqenore, do të punohet në kanalizimet nëntokësore, më pas sheshi do të vishet me gurë e dru, do të vendoset ndriçimi, gjelbërimi dhe sinjalistika përkatese.
Qendra do të ketë një imazh ndryshe ku nuk do të mungojnë edhe elementet artistik që lidhen me peshkimin, traditë e zonës, apo sheshet e qendrimit. I pagëzuar ndryshe si projekti “Lungo-lago”, ai synon që ashtu siç ndodhi me transformimin e Vlorës, të bëhet edhe me Shirokën.
Impakt tejet pozitiv parashikohet të japë edhe rikthimi i lundrimit në liqen si dhe hapja e pikës kufitare të Zogaj-Skje, që afron më shumë Shqipërinë me Malin e Zi.
Por mesa duket ky projekt për këtë vit është më shumë një ëndërr sesa realitet përderisa koha ka ndalur për firmën e cila ka nisur të realizojë projektin i cili si shumë të tjërë në metropolin verior nis me shumë bujë deri në stërgjatjen e afateve për tu marrë më pas në dorëzim