Që nga fillimi i vitit 2016, në qytetin e Shkodrës janë raportuar të paktën 62 raste të dhunës në familje, ku viktimiat kanë marrë mbështetje juridike dhe psikologjike pranë shoqatës “Gruaja tek Gruaja”.

Për drejtoren e kësaj shoqate Majlinda Angonin, ndryshe nga sa ndodhte më parë, fatmirësisht viktimat e dhunës në familje kanë nisur që të raportojnë problemet me të cilat përballen. Për Nina George, drejtore e Rrjetit Evropian që trajton personat e dhunshëm në familje, duhet bashkëpunim rajonal për të ulur dhunën në familje, fenomen që sipas saj është i përhapur në të gjithë kontinentin.

Prej vitesh, shoqata “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër ka nisur sensibilizimin e të gjitha shtresave të shoqërisë me qëllim raportimin e fenomenit të dhunës në familje si dhe shmangien e tij. Pjesë e takimeve të organizuara u bënë edhe studentët e degës së psikologjisë pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.

Artikulli paraprakBARDHANJOR, ASNJË LËVIZJE PËR RIKONSTRUKSIONIN E RRUGËS
Artikulli tjetërJAVA E FAMILJES, AKTIVITET NE SHKOLLËN E BARDHAJVE