Numri i aksidenteve në muajin qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ka pësuar rënie të ndjeshme. Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT) bëhet e ditur se në qershor të 2019 janë regjistruar 131 aksidente rrugore nga 142 të ndodhura në qershor 2018.

Në pothuajse të gjitha rastet, konkretisht 91,6 % fajtor ka qenë drejtuesi i mjetit, ku grup mosha më e prekur është 25 – 35 vjeç. Megjithatë, ajo që vihet re është se pavarësisht se ka pasur një rënie të numrit të aksidenteve, numri i personave që kanë humbur jetën është më i lartë se në vit më parë.

Qarku i Tiranës mban “rekordin” ku nga 714 aksidente të ndodhura në rang vendi, 316 kanë ndodhur në këtë qark, për t’u pasuar më pas nga Shkodra, Elbasani, Fieri dhe Lezha. Ndërkohë po në Tiranë është regjistruar numri më i lartë i viktimave, më pas në Durrës, Fier, Shkodër dhe Korçë, edhe pse te kjo e fundit kanë ndodhur vetëm 2 aksidente.

Aksidentet rrugore sipas qarqeve
Duke qenë se sezoni turistik sjell me vete edhe një fluks të madh pushuesish, kreu i Policisë së Durrësit, Valentin Florini tha më herët një intervistë për Report Tv se janë marrë masat nga Policia Rrugore ku në pikat kyçe që ka shumë lëvizje është vendosur shërbim i përforcuar dhe monitorim për menaxhimin e trafikut

Numri i aksidenteve në muajin qershor
2019-131 aksidente rrugore
2018- 142 aksidente

Numri i aksidenteve në gjashtë mujorin i parë
2019- 714 aksidente rrugore
2018- 801 aksidente rrugore

Aksidentet rrugore
Numri i të aksidentuarve në muajin qershor
2019- 187 persona
2018- 217 persona

Numri i të aksidentuarve në gjashtë mujorin i parë
2019-960 të aksidentuar
2018- 1069 të aksidentuar

Numri i personave të vdekur në muajin qershor
2019-26 persona
2018- 20 persona

Numri i personave të vdekur në gjashtë mujorin i parë
2019-102 persona
2018- 98 persona

Shkaqet
Në Qershor 2019, aksidentet rrugore, në 91,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Aksidentet rrugore, sipas përdoruesve të rrugës
Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 31,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë rritur me 10,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 14,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 36,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, GJINI: QEVERIA ZERO INVESTIME NË KULTURË
Artikulli tjetërReforma në Drejtësi, Meta: Kusht për çeljen e negociatave…secili të bëjë vlerësimet e tij