9 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit. Ky është bilanci i fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, raporton se aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Ndërkohë, mësohet se janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.
NJOFTIMI I MSH
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 385 testime, nga të cilët 9 qytetarë ka rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë:
4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Kurbin, Patos, Divjakë, Korçë. Janë 145 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,712 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 23 Shkurt 2023)
Raste të reja ditore 9
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 385
Testime totale 2,038,626
Raste pozitive 333,455
Raste të shëruara 329,712
Raste Aktive 145
Humbje jete 3,598