Drejtori i policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke folur për kodin rrugor tha se janë disa pika rrugore që na kanë sjellë pasoja fatale. Veliu përmendi rrethrrotullimin e TEG-ut ku vetëm në 3 muaj kemi pasur 7 aksidente me pasoja fatale. Ai shtoi se numri më i madh i aksidenteve janë të hënën 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.
Qytetet ku ndodhin më shumë aksidentet me vdekje
Tirana me 50 viktima
Durrësi me 34 viktima
Fieri me 32 viktima
“Këto janë qytete që kanë popullsi më të madhe dhe arterie kryesore që përdoren masivisht nga përdoruesit e rrugës. Shqipëria ka 72 të vrarë për 1 mijë banorë, ndërkohë disa vende të BE-së, si Polonia Kroacia dhe Rumania kanë një mesatare më të madhe vdekshmërie. Ndërsa në Gjermani janë 38 të vrarë për 1000 banorë”
Muajt kur ndodhin më shumë aksidente
Në Gusht 152 aksidente
Në Qershor 131 aksidente
Në Dhjetor 135 aksidente
Numri më i madh i të vrarëve në rrugë
Në Qershor 26 të vrarë
Në Tetor 25 të vrarë
Në Korrik numri më i madh i të plagosurve rëndë
Ditët kur ndodhin më shumë aksidente
Të hënën 233 aksidente
Të premten 230 aksidente
Të dielën 214 aksidente
Oraret kur ndodhin aksidentet
Ora 08:00 – 12:00 paradite
Ora 14:00 – 17:00 pasdite
Ku ndodhin aksidentet?
Në rrugë lokale 188 aksidente
Në rrugë urbane dytësore 399 aksidente
Në rrugë urbane kryesore 426 aksidente
Në rrugë interurbane dytësore 299 aksidente
Në rrugë interurbane kryesore 150 aksidente
Në autostrada 31 aksidente