Arrestohen dy prej autorëve të grabitjes së dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës, mbrëmjen e së hënës, 9 janar 2016.

Në një kohë rekord policia ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët dyshohen si autorë dhe për nje rast tjeter vjedhje. Në pranga kanë rënë: -Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike; -Florian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pët kapjen e shtetasit: -B.K. 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf. Dy të arrestuarve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet tip Volswagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet, një çantë krahu në të cilën mbanin armën dhe maskat dhe dy telefona celularë. Gjatë deklarimit të dhënë para oficerëve të policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë”e kryer në bashkëpunim.

Artikulli paraprakPAS MOTIT ME NGRICA, DIÇKA TJETËR GODET SHQIPËRINË
Artikulli tjetërBORË E NGRICA , JA RRUGËT ENDE TË BLLOKUARA