Kjo fundjavë ishte me kthjellime, por e freskët, kryesisht në orët e para të ditës dhe vonë në mbrëmje.
Sipas meteoAlb, edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në territor.
Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.