Ashtu si 20 vite me pare, vazhdon te mos ndryshoje asgje per banoret e Dracinit.gjendje e cila nuk ka gjetur perkrahjen e askujt vazhdon te rendoje rruget dytesore te kesaj zone.

Reshjet e dy diteve te fundit i kane bere te pakalueshme keto segmente ndersa mjaft banore perdorin cizme per te levizur.Nje nga banoret e vjeter te lagjes thote se e vetmja menyre te qarkullosh eshte bicikleta pasi ujrat dhe balta ka mbulluar cdo pellembe. Ne kete periudhe kur reshjet e shiut jane prezente, infrastruktura ne disa prej rrugeve dytesore ne kete zone le shume për të dëshiruar. Asnjehere nuk ka njohur qofte nje investim te vogel kjo zone e cila prej vitesh eshte vuan nga gropat e mbushura me uje duke krijuar mjaft probleme per banoret. Duke i shtuar edhe mungesen e kanalizimeve pasi ujrat jane te perziera me ato te zeza.Banoreve u ka mbetur vetem nje alternative.Te luten qe reshjet e rena te mos bine me intensitet te larte.

Artikulli paraprakDAFINA ZEQIRI PËR SHËN VALENTIN PUBLIKON FOTO ME TË DASHURIN
Artikulli tjetërNËNA E DY JETIMËVE: NUK MARR AS NDIHMË EKONOMIKE