Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit në Shkodër për fat të mirë nuk kanw sjellur përmbytje të mëdha.
Megjithatë, shumë zona të qytetit nuk i kanë shpwtuar kaosit për shkak të reshjeve. Në shumë lagje të qytetit, qytetarët kanë hasur vështirësi për të kalur për shkak të infrastrukturës së amortizuar. Situata paraqitet tejet e vështirë në bllokun e pallateve në Xhabije, zonë në të cilën prej muajsh kanë mbetur pezull punimesh.
Problematika të tjera paraqiten edhe në zona të tjera të qytetit, në lagjen “Mark Lula”, në të cilën është thuajse e pamundur për të kaluar për shkak të baltës dhe pellgjeve me ujë. Zona të tjera në qytetin e Shkodrës ku është i vështirë kalimi i qytetarëve janë gjithashtu edhe lagjen “Kiras”, në afërsi të stacionit të trenit, në lagjen “Partizani” e më gjerë.