Në muajin maj zona turistike e Shirokës vetëm 4 km larg nga qyteti i Shkodrës cdo vit bën hapjen zyrtare të sezonit turistik dhe deri në këtë datë na ndajnë dhe pak ditë.
Në këtë pikë e cila është e bukur në cdo stinë, janë hedhur fonde për investime, sic është përfundimi i pedonales, rruga për automjtete dhe ndricimi.Por fatkeqësisht sapo mbërrin në qëndër të Shirokës , gjendesh përballë një panorame me dy standarte.Në njërën anë lokale dhe peisazh që zbukuron këtë zonë e nga ana tjetër mbeturina që notojnë në liqen , por edhe të hedhura nëpër breg. Anës rrugës shikon lloj- lloj mbeturinash .Qese plastike në formën e flamujve të vegjël valviten për të treguar drejtimin e erës por edhe papastërtitë që mbizotërojnë.Fatkeqsisht sic ka ndodhur prej shumë vitesh në Shirokë mund të shkosh ,por thjesht për një drekë apo darkë muzgu ,duke u kujdesur të mbyllësh sytë.Përkujdesja ndaj kësaj zonë pavarësisht investimeve ka qënë minimale aq sa në gjithë këto vite, ku nga shkurret në breg ske ku të bësh plazh pasi kanë mbetur pak hapësira .Në rast se pirgjet me mbeturina do të mbeten stok pa u pastruar, kjo zonë turistike rrezikon të vënitet dita –ditës. Gjithsesi Shiroka vijon të mbetet e bukura e natyrës,por e shëmtuara e dorës së njeriut që nuk ka kursyer asnjë pëllëmbë të kësaj zone pa e shfrytëzuar në të gjitha drejtimet.Se kur do të vijë dita për ta ndryshuar realitetin në këtë zonë askush nuk e di ta thotë,por gjasat janë që ajo të jetë vonë.