Nën logon Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me bashkinë Shkodër organizuan panairin me produkte bio në pikën tuiristike të Shirokës.
Pjesëmarrëse ishte kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, e cila foli për vlerat shumëplanëshe dhe mundësitë që u jep qytetarëve liqeni. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej tha se janë identifikuar 17 zona malore në të cilat numri i turistëve është gjithnjë në rritje. Në panair morën pjesë përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, ku në secilën prej stendave ishin ekspozuar prodhime bio nga vendet e origjinës. Synimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e zonava të mbrojtura.