“KUR QYTETARËT DALIN DEBITOR EDHE PSE KANE PAGUAR OSHEE T’I DREJTOHET POSTËS”. Me dhjetra persona edhe pse kanë paguar borxhet apo gjobat për energjinë elektrike ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ende abonentëve i shkojnë në banesat e tyre kamatvonesat e po ashtu shumat që njëherë janë paguar.
Disave edhe ju ndërpritet energjia elektrike. Shefja e degës së Shkodrës në postë Lindita Shiroka thotë se kjo nuk duhet të ndodhë dhe për cdo faturë që nuk del në sistemin e OSHEE, kjo e fundit duhet t’i drejtohet postës dhe të zgjidhet çështja e jo të sorollaten qytetarët.Shumë abonentë në shumë raste mbesin pa një rrugëzgjidhje edhe pse janë të rregullt në pagesat për energjinë e madje ka raste kur punonjësit e OSHEE i drejtohen abonentëve që duhet të paguajnë sërish, një veprim i padrejtë dhe i jashtëligjshëm.