Në zonën turistike të Shirokës edhe pse mund të duket si dicka e e panevojshme mungojnë disa prej kushteve më elementare, në vijën liqenore që e mbulon bashkia e Shkodrës.

Në të gjithë gjatësinë e saj do të nevojiteshin banjo publike apo edhe dushe për pushuesit ku janë vetë këta të fundit që e ngrejnë këtë shqetësim të cilët janë të pakënaqur edhe sa I takon ndotjes mjedisore. Ndërsa I nxehti I këtyre ditëve ka detyruar që edhe bagëtitë të lahen sëbashku me pushuesit.Pamjet tregojnë se si lopët po freskohen në ujrat e liqenit ndërsa të rinjtë aty afër po argëtohen me njëri tjetrin. Qytetarët kërkojnë më tepër përkujdesje nga institucionet përgjegjëse. Në të tilla kushte pushuesit janë të detyruar të shpenzojnë më shumë duke përdorur shpeshherë banjot private të bizneseve që operojnë.Ndërsa papastërtitë si shkak I hedhjes së mbeturinave përgjatë bregut të liqenit vazhdojnë që të përbëjnë problemin më të madh për pushuesit të cilët bashkëjetojnë me to në këto ditë të nxehta ku mund të bëhen shkaktare dhe mbartëse të sëmundjeve për pushuesit sidomos për fëmijët e vegjël.

Artikulli paraprak“BEJTUZ-ZEKAT” E KUVAJTIT, INTERESIM PËR SHKODRËN
Artikulli tjetërSHËRBIMI PALIATIV, 300 PACIENTË TË DIAGNOSTIKUAR ME KANCER