Qytetarë të shumtë vijojnë të zgjedhin Shirokën për të shijuar bukuritë e saja dhe qetesine që të ofron kjo zonë kryesisht gjatë fundjavave. Me rritjen e temperatuarave tashmë nuk mungojnë edhe ata që bëjnë edhe plazh. Këtë të premte ajo që bintë në sy ishte prezenca e turistëve të huaj ku disa prej tyre për që vinin nga Gjermania treguan edhe impresionet që u ka lënë vendi Shkodra dhe Shiroka.

1-Ne kemi qënë në shumë vende në Shqipëri kemi vizituar Thethin, Komani por edhe Shkodren. Jemi prej 10 ditesh këtu . Ushqimi është tipi ballkanik dhe është shumë i mirë por edhe njerezit këtu jamë shumë të mirë. Në Shiroke kemi ardhur dje dhe na duket një fshat shumë i këndshëm e liqeni gjithashtu por mbeturinat janë ato që na bënë përshtypje jo shumë të mirë.
Njerezit janë shumë të këndshem pasi kemi kaluar disa ditë ketu dhe njerzit jane të gatshëm për të ndihmuar dhe kanë një anglishte shumë të mirë. Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe kemi 10 dite këtu dhe po mendojmë që sërish të rikthehem për të vizituar Shqipërinë.
2-Ne jemi nga Gjermania dhe Shkodra është një vend shumë i bukur sidomos Shiroka kemi qendruar në kamping dhe ishte shumë këndshëm. Mbi të gjitha njerëzit në Shkodër janë shumë miqësorë. Ushqimi këtu është shumë i mirë dhe në çdo vakt që kemi konsumuar e kemi shijuar shumë . Ne kemi 5 ditë këtu e do qëndrojmë edhe 9 të tjëra pasi duam të vizitojmë edhe alpet shqipatre. Ajo që nuk na la shije jo shumë të mirë është se Shqipëria ka një problem më hedhjen e mbeturinave pasi në xhirot që kemi bërë kemi parë shumë vende që kishin shumë grumbuj mbetjesh.
Përveç vlerave të padiskutueshme që të servir Shiroka ka shansin që është gjeografikisht shumë pranë qytetit, çka i jep mundësi komunitetit ta frekuentojë më lehtësisht për plazhë dhe pa shumë shpenzime ekonomike. Tashmë në Shirokë kanë nisur edhe pushuesit shkodranë të cilët e preferojnë në këtë periudhë për tu larë e për të kaluar një ditë ndryshe.

I gjithë ky fluks vizitorësh që ka filluar të frekuentojë Shirokën, patjetër që ka dhënë ndikimin në fushën e biznesit, investimet e të cilit vitet e fundit në këtë zonë kanë ardhur në rritje.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ARRIN MARRËVESHJEN E PARË PËR MERKATON, RIKTHEN SULMUESIN SHKODRAN
Artikulli tjetërTURIZEM ME MUSHKONJA NE SHENGJIN