Dega e Postes Shqiptare ne Shkoder konfirmon se jane permiresuar nje sere sherbimesh qe i ofrohet qytetareve. Gjate vitit 2015 jane rritur te ardhurat ndersa siguria e dergimeve eshte permiresuar.Keshtu thekson pergjegjsja e deges se postes Lindita Shiroka e cila nenvizon se ne vitin qe vjen do te zbatohen disa risi ne sherbim te klientit.
Sa i takon blerjeve online, nje praktike qe shqiptaret e kane te importuar nga vendet e zhvilluara, Shiroka bene te ditur se siguria e ketyre mallrave qe vine nga jashte eshte permiresuar ndjeshem.Rritja e qarkullimit të produkteve të blera nëpërmjet internetit dhe arritjes me shërbimin postar, ka shtyrë Doganën dhe Postën Shqiptare të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi lidhur me lehtësimin e procedurave për zhdoganimin e dërgesave me rastin e pranimit të mallrave. Dyqanet virtuale nga shtete të ndryshme të botës tashmë njihen edhe nga shumë qytetare te shkodres. Femrat janë ato që më së shumti përdorin këtë shërbim.