Një situatë e tillë vazhdon të jetë problematike sa I takon punimeve të cilat vazhdojnë edhe 3 muaj pas afatit përfundimtar që ishte në fund të muajit prill të këtij viti.
Pavarëisht se kompania kontraktuese po punon dita-ditës për ndërtimin e sheshit në pedonalen e Shirokës, gjendja vazhdon të jetë problematike duke marrë parasysh faktin se jemi në kulmin e sezonit turistik dhe lëvizjet në këtë zonë janë më të mëdha.
Punimet dhe hapësirat e zëna nga makineritë shpesh herë bëhen shkak I trafikut të rënduar në këtë zonë duke shkaktuar kështu një kaos për këdo qe frekuenton Shirokën.
Kjo situatë ka ndikuar edhe në rënien e interesit të qytetarëve shkodranë të cilët nuk I janë drejtuar kësaj zone për të kaluar pushimet njësoj si vitet e kaluara.
Banorë të zonës, njëkohësisht pronarëtë bizneseve bëjnë me dije se edhe ekonomia ka pësuar një rënie drastike këë sezon turistik vetëm se punimet për ndërtimin e sheshit nuk kanë përfunduar akoma.
Në një situatë të tillë, sezoni turistik në Shirokë filloi me vonë nga çfarë ishte menduar duke bërë që në disa raste qytetarët shkodranë apo turistë të ndryshëm t’i drejtohen zonave të tjera turistike me infrastrukturë më të mire dhe të braktisnin Shirokën, oazin e pëhershëm të qetësisë deri para fillimit të punimeve.