Pamjet të cilat ofrohen në një nga zonat turistike më të frekuentuara jo vetëm që lënë për të dëshiruar por shërbejnë si një anti-reklamë për Shirokën. Mungesa e mirëmbajtjes dhe pastrimit të mbetjeve në vijën liqenore zbeh pamjen madhështore që ofrohet nga qendra e kësaj zone. Një nga qytetarët shkodranë, që çdo ditë vjen në këtë zonë bën përgjegjës bashkinë Shkodër për gjendjen në cilën ndodhet Shiroka pak muaj para sezonit turistik.
Mbetje plastike, urbane, por edhe bimë të cilat I ka sjellë uji janë ato të cilat kanë pushtuar bregun e liqenit i cili pas investimeve nga qeveria është kthyer në një shesh pushimi për qytetarët shkodranë por jo vetëm.
Tashmë kur stina e dimrit pritet t’I lërë vendin pranverës dhe lëvizjet në këtë zonë të shtohen, investimet në pastrimin e zonës dhe rikthimin e madhështisë që kjo zonë ka duhet të jetë një nga prioritetet e pushtetit lokal.