Në Shirokë është rritur numri I personave të infektuar me COVID-19. Aktualisht, më shumë se 40% e popullsisë në këtë zonë janë të vaksinuar me të paktën 2 doza kundër koronavirusit. Blerta Nikolla, mjeke në qendrën shëndetësore në këtë zonë bën me dije se këto shifra janë të kënaqshme ndësa shton se të rinjtë janë grupmosha më pak e vaksinuar.
Të rinjtë vaksinohen vetëm nëse duan të udhëtojnë jashtë vendit bën të ditur mjekja Nikolla.
Në qendrën shëndetësore Shirokë ka rënë numri I aplikimit të dozave të para të vaksinës për shkak se pjesa më e madhe e qytetarëve janë ende skeptik për efektet e vaksinës.