Te ndertuara ne sherbim te turizmit ditor, por qe fatkeqesisht asnjehere nuk jane shfrytezuar si te tilla nga pushuesit qe i drejtohen Palzhin Public te Shirokes.
Behet fjale per keta ndertesa prej druri te cilat jane ndertuar rreth 2 vite me pare si pjese e plazhit publik te Shirokës i cili ne kohen e ndertimit u trumpetua si nje nder investimet me te sukseshme te bashkise Shkoder, per qe ne fakt ata prej kohesh kane dale plotesisht jasht funksionit. Madje gjendja ne te cilen ata kane degraduar jo vetem nuk i sherbejne qellimit per te cilen jane ndertuar, por madje jane kthyer edhe ne nje imazh apask pozitiv per kete pike turistike.
Kjo gjendje aspak funksionale dhe tejet e shumtuar paraqitet problematike edhe per banoret e Shirokes te cilet kerkojne nga bashkia ose ti heqi plotesisht ose te vihen ne funksionin e duhur dhe se kjo e fundit te tregoje me shume vemendje ndaj kesaj pike turistike sidomos per sa i perket pastrimit. Plazhi publik i Shirokës, i financuar me një shumë prej 80 milion lekësh të vjetra 2 vite me pare, i trumpetuar si një prej investimeve më të suksesshme sot ka degraduar si mos më keq. E gjithë ajo hapësirë e projektuar për plazh publik është mbushur jo vetëm nga mbeturinat që nuk pastrohen edhe pse pse jemi ne prag te sezonit turistik por edhe një sasi e madhe bimësie që pengon pushuesit të bëjnë plazh aty