Shiroka do të ketë shumë shpejt një markatë për peshkun. Qëndra e parë e Ankandit të Peshkut tashmë është në fazën përfundimtare e cila do të jetë pranë qendrës së organizatës së menaxhim peshkimit.
Me investimin e ri kjo qendër do të shërbejë për grumbullimin e të gjithë peshkut që vjen nga liqeni i Shkodrës, ku vetë peshkatarët do etë jenë ata që do e përcaktojnë cmimin, shprehet kreu i organizatës së menaxhim peshkimit Arjan Cinari.
Sipas Cinarit ndërtimi i kësaj markate sjell liberalizimin e tregut dhe rritje rrit cilësinë e prodhimeve të peshkut për konsumatorët.Ndër të tjera kjo nuk do të ndikojë në rritjen e cmimit të peshkut për faktin se brenda markatës do të ketë edhe një dyqan pakice për shitjen e peshkut .
Sakaq Cinari thotë se me ngritjen e markatës së peshkut zhduket edhe abuzimi i gjuetisë për faktin se kjo merkatë do të shërbejë si e tillë vetëm për peshkatërt e licenuar
Çdo gjë me infrastrukturën e plotë dhe pajisjet e duhura.
Markata do të jetë e pajisur me 3 dhoma frigoriferike dhe pajisje të tjera modernde me standarte të bashkimit europian. Në të ardhmen mendohet se i gjithë peshku që do të grumbullohet të bëhet gati për eksport edhe në vendet e bashkimit europian.