Në kuadër të ditës së Turizmit në pedonalen e Shirokës në Shkodër është shfaqur një ekspozitë e jetës së egër të basenit të lumit Drin. Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i vlerave të biodiversitetit të basenit të lumit Drin deri tek ai i Bunës në fushën e ekoturizmit dhe zhvillimit të tij të vazhdueshëm shprehet autoria Aurora Zylaj…

Ishte vetë autoria e ekspozitës Aurora Zylaj e cila zgjodhi që gjatë kësaj ekspozite që studiuesi shkodran Zamir Tafilica të promovoj librin “Tradita e Lundrim-Peshkimit në Ujrat e Shkodrës” që trajton një nga traditat më të vjetra të Shkodrës…

Ky aktivitet zhvillohet në zbatim të projektit “Ora Blu e Drinit” e mbështetur nga KESH Albania.

 

Artikulli paraprakPANDEMIA, BANKAT SHTYNË AFATIN E 60% TË KREDIVE
Artikulli tjetërPËRSHKALLËZOHET SITUATA NË VERI TË KOSOVËS