Djegia e koshave të mbeturinave në një pjesë të Shirokës për pak sa nuk ka rrezikuar që flakët të përfshijnë edhe pjesën e malit të Taraboshit.
Kalimtarë të rastit kanë njoftuar efektivët e zjarrëfikësve se një zjarr kishte nisur nga kazanët dhe gradualisht kishte përfshirë edhe pjesën malore. Menjëherë zjarrëfikëset janë nisur drejt vendngjarjes. Sapo kanë mbërritur është bërë e mundur që zjarri të shuhet me shpejtësi duke mos lejuar që të vijojë më tej dhe duke shpëtuar kështu një sipërfaqe të konsiderueshme që mund të ishte djegur. Vënia e flakës në koshat e mbeturinave në Shirokë rezultonte si e qëllimshme por nuk përjashtohet mundësia që të ishte një zjarr jo i qëllimshëm. Ajo që mbetet problem dhe që në këtë rast është bërë shkak për zjarrin është mospastrimi i koshave të mbeturinave.