Besimtarë të shumtë të krishterë kanë festuar në Shirokë festën e Shën Rrokut.
E kthyer në një traditë prej mëse një shekulli, kjo festë ka mbledhur në kishën e Shirokës besimtarë të cilët kanë ardhur nga vende të ndryshme për të qenë të pranishëm në këtë feste. Kremtimet kanë nisur me procesionin tradicional përgjatë Shirokës. Pas këtij riti padër Rolando Reda kujtoi se para 25 vitesh kisha ishte e shkatërruar. Padër Reta solli në vëmendje edhe pjesëmarrjen e Nënë Terezës në një prej festave të para të Shën Rrokut. Festa e Shën Rrokut festohet nga besimtarët autokton të Shirokës por edhe të tjerë të cilët edhe pse shumë prej tyre nuk jetojnë më aty mblidhen çdo vit në këtë ditë të shënuar.