Prej muajit janar, Organizata e Menaxhim Peshkimit në Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare ka bërë të mundur sekuestrimin e 8 mjeteve peshkimi të paregjistruara. Drejtori Arjan Çinari bën të ditur se ky aksion ka përfshirë disa institucione ndërsa kontrollet do të shtrihen përgjatë gjithë vitit.
Çinari shton se numri I mjeteve të sekuestruara dhe personave që do të përballen me ligjin pritet të rritet.
Prej vitesh, OMP në bashkëpunim me disa institucione kanë marrë aksione të shumta sa I takon peshkimit të paligjshëm. Tashmë lufta kundër këtij fenomeni duket se po jep rezultatet e para