Ditët e fundit të vitit e gjejnë pikën turistike të Shirokës të mbërthyer nga gërmadhat. Punimet për ndërtimin e sheshit të ri të cilat po ecin akoma me ritme të ngadalta duket se do të pengojnë edhe për disa kohë frekuentimin në nivele të larta të kësaj zone.
Vetëm nga një vëzhgim që star plus bëri mëngjesin e kësaj të diele vihet re mungesa e qarkullimit në këtë në Shirokë. Qytetarët duket se kanë zgjedhur të kalojnë kohën e lirë jo më pranë liqenit të Shkodrës, por në hapësira të tjera të cilat ofrojnë kushte më të mira infrastrukturore.
Deri më tani është bërë shtrimi I një pjese të konsiderueshme të sheshit, po ashtu ka përfunduar edhe mbjellja e disa pemevë decorative. Ndërkohë, punimet e ritme të ngadalta kanë shkaktuar edhe një dëm të konsiderueshëm ekonomik tek bizneset e kësaj zone.
Mungesa e frekuentimit të bareve apo restoraneteve ul ndjeshëm nivelin ekonomik. Nga ana e kompanisë kontraktuese bëhet e ditur se po punohet intensivisht për mbylljen e punimeve në kohë por deri atëherë mbetet vetëm të presim se si do të transformohet sheshi i ri i Shirokës.