Bashkia e Shkodrës ka filluar rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të zonës turistike të Shirokës. Me një fond 11 milion lekë të reja nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës, projekti parashikon një sipërfaqe 1000 metër katror asfalt, trotuare , kanalizime të ujrave të zeza, kanalizime të ujrave të bardha, ndriçim LED si dhe sinjalistikë vertikale dhe horizontale.

Është hera e parë në më shumë se 30 vite që ndërhyhet për rikonstruksionin e rrugëve të Shirokës dhe ky është vetëm loti i parë. Ndërsa janë përgatitur projektet për rrugët e brendshme, investimet pritet të vazhdojnë edhe në vitin 2020.

Artikulli paraprakSHKODËR, “RRUGA E GJERË” BËHET ME GROPA
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY TRANSPORTUES TË KLANDENSTINËVE