Ne kuadër të zhvillimit të sportit dhe turizmit në Liqenin e Shkodrës, Bashkia Shkodër dhe shoqata “Ëater Sports in the Lake”, kanë organizuar këtë të Shtune aktivitetin “Triathlon 2018”.

Një aktivitet i pervitshëm dhe i kthyer në traditë tashme në zonen turistike te Shirokes.E pranishme ishte edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila vlerësoi zhvillimin e ketij aktiviteti.

Në këtë aktivitet u zhvillua një kompeticion tre-garesh, not, ciklizëm dhe vrapim. Fillimisht aktiviteti startoi me garen e notit, më pas vazhdoj me garen e ciklizmit 10 km nga moloja e Shirokës ne Zogaj dhe kthim, dhe perfundoj me garen e vrapimit 5 km.

Triathlon është një sport i ri në Shqipëri nga ku Shkodra është ndër qytetet e para që e promovon dhe e organizon duke tentuar ta kthejë në një aktivitet të përvitshëm.

 

Artikulli paraprakFILLOJNË PUNIMET PËR RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLAVE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA NIS ME FITORE “LIGËN E KOMBEVE”