Aksi rrugor Shirokë – Zogaj akoma nuk ka njohur investim në infrastrukturën rrugore. Gjatë gjithë vitit kjo rrugë është tejet e frekuentuar jo vetëm nga banorët e zonës por edhe qytetarë të tjerë të cilët zgjedhin këtë zonë për të kaluar moment relaksuese mes bukurive natyrore që ofrohen.
Ndërkohë, nga ana tjetër, shpresa për të rikonstruktuar këtë rrugë është e madhe.
Shumë herë, banorë të zonës kanë apeluar përmes mediave për zgjerimin e rruëgs Shirokë – Zogaj.
Ndërkohë, pritet që së shpejti të përfundojë studimi I territorit dhe të nisë puna për zgjerimin dhe asfaltimin me standarte të kësaj rruge.