Kjo është shkolla 9- vjecare “Pjetër Gaci” në zonën Shirqit të njësisë administrative Dajç e cila sipas drejtoreshës, Ardita Larushku është jashtë çdo standarti që I takon një institucioni arsimor.

Ndërkohë Larushku bën thirrje që të ndërhyhet në të pasi zhvillimi I mësimit në të tilla kushte është I pamundur.

Nga pamjet shikohet qartë se në të nuk është ndërhyrë asnjëherë. Lagështira myku dhe mungesa e ndriçimit janë disa nga problematikat që shoqërojnë orën e mësimit në këtë institucion.

Pavarësisht thirrjeve askush nuk është ndërgjegjësuar që të vejë dorë në këtë ambjent ku fëmijët marrin dituri.

Ndërkohë kjo nuk është shkolla e vetme në qarkun e Shkodrës që është lënë në harresë. Probleme të ngjashme vijojnë edhe në zona të tjera, ku kushtet që të ofrojnë lënë për të dëshiruar.

 

Artikulli paraprakTVSH PËR BIZNESIN E VOGËL, EDHE SHKODRA MBYLL “QEPENAT”
Artikulli tjetërEDHE SHIMAJ E PALUSHANI FIRMOSIN ME VLLAZNINË