Një i dënuar ishte bërë shitës droge në burgun e Peqinit.Burime nga Ministria e Drejtësisë, thanë se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë ushtruar një kontroll në Peqin dhe Vaqarr ku kanë zbuluar drogë dhe celularë.

SHKBB ka organizuar një kontroll në IEVP Peqin në dhomën e të dënuarit A. D.
Për të kishte informacione se mbante dhe shpërndante lëndë narkotike.
Nga kontrolli u arrit të kapeshin 3 doza lëndë narkotike, kanabis sativa.

Një tjetër kontroll është kryer në IEVP Vaqar, pas informacioneve se të paraburgosurit D. R. dhe S. K., mbanin një telefon celular.Nga kontrolli i dhomës së tyre u konstatua i fshehur në njërin nga krevatet një aparat celular model iPhone.

I paraburgosuri S. K., i cili ishte dhe prezent gjatë kontrollit pranoi autorësinë e këtij celulari.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje do të intensifikojë punën operative për zbulimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara në burgje në funksion të forcimit të sigurisë së brendshme në këto institucione.

Artikulli paraprakARRATISJA E GRABITËSVE SHQIPTARË, VDES NJËRI PREJ TYRE
Artikulli tjetërAKSIDENTI, DY MAKINA PËRPLASEN ME NJERA-TJETREN