Një 55 vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar në Tiranë. Shtetasi Eqerem Mehmetaj, ishte dënuar me 8 vite burg për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim.

 

Vendimi eshte  dhënë nga Gjykata e Apelit në Vlorës më 16 nëntor të vitit të shkuar. Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.

Artikulli paraprakSHKATËRROHET GRUPI I DROGËS, DREJTOHEJ NGA NJË SHQIPTAR I DËNUAR
Artikulli tjetërHARRUAN NDEZUR NGROHËSEN, ZJARR TEK DREJTORIA E SHËNDETIT PUBLIK