Një 37-vjeçar, administrator i dy dyqaneve për pajisje elektronike ka përfunduar në prangat e Policisë së Lezhës, pasi dyshohet se shiste mallra të kontrabanduara. Ndërsa 217 celularë në vlerën e 70 mijë eurove u sekuestruan nga policia.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Mobitech”, u arrestua administratori i dyqaneve, V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të operacionit u kryen kontrolle në disa dyqane për shitjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike, në qytetin e Lezhës, ku në dy prej tyre, me administrator shtetasin V. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 217 celularë në total, me vlerë rreth 70 000 euro, të pashoqëruar me dokumentet justifikuese që vërtetojnë origjininën e mallit, si certifikatë autenciteti, deklarata doganore apo kontrata furnizim/blerje të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto dyqane, u konstatua që 3 nga punonjësit ishin të pasiguruar.

“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi V. A., 37 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm”, “Moslëshimi i kuponit tatimor” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakKOSOVA PRANOI PROPOZIMIN E BE, RAMA: ËSHTË KOHA QË EDHE SERBIA TË BËJË TË NJËJTËN GJË
Artikulli tjetërGJYKATA VENDOSI TË PARAQITET DY HERË NË MUAJ, BERISHA: URDHËR I PALIGJSHËM, AJO QË MË PËRFAQËSOI MUA…