Dhunohet një grua në Kishën e Shna Ndout në Laç. Pashke Gjoka 58 vjeçe me banim në afërsi të Kishës së Shna Ndout në Laç, e cila tregtonte qirinj anës së rrugës, në ditën e pelegrinazhit është bërë pre e dhunës nga forcat e policisë.
Sipas të dhunuarës, disa efektivë të policisë kanë tentuar të largojnë gruan, ndërsa e kanë tërhequr me forcë duke i shkaktuar dëmtime në trup.
58-vjeçarja është dërguar në spitalin e Laçit për mjekime. Sipas saj policia në mënyrë selektive largon tregtarët e qirinjve, ndërsa kjo është dhunuar, madje të afërmit e saj kanë bërë denoncim pranë komisariatit të Kurbinit, për dhunën e ushtruar nga policia.
Kam qenë tek kisha, kam dalë si gjithë të tjerët aty me shit qirinj.Erdhi policia dhe na tha largohuni, ne nuk u larguam asnjë. Isha më e bajatshme se të tjerat se jam e sëmurë.
Policia bashkiake më mori arkën e qirinjve dhe më tha këto i morëm ne dhe nuk do të shesësh më. Unë i thashë që qirinjtë i kam marrë me borxh, nuk i kam paguar lekët dhe do të shkoj dhe unë pas qirinjve.
Shkova me hap derën e makinës ku i kishin futur qirinjtë, i thashë do të vi dhe unë me ju se kam dalë për hall, tha Pashke Gjoka.
Ata më thanë në këtë makinë nuk do të hysh se nuk është për transport njerëzish por makinë me të marrë mallin. Më shtynë dhe kam ra pa ndjenja, vetëm kur e kam parë veten në spital. Kam dëmtime, më dhemb komplet trupi.
Më shtynë mos të hipi në makinë, qirinjtë nuk do ti marrësh thanë, do i marrim ne. Jam 58 vjeçe, paguaj 140 mijë lekë kredi çdo muaj, unë e kam shtëpinë më afër kishës. U thashë më futni në punë tek kisha të shes dhe unë qirinj. Asnjë nuk ka shkollë më shumë. E mbyll refimin e saj qytetarja