Dita e fundit e 2019-ës, 31 dhjetori, nuk ka lënë pas edhe ngjarjet e rënda në Shqipëri, ku pas atentatit që ju bë në zyrë kryebashkiakut të Lushnjes, duke e lënë të plagosur nga shërthimi i një granate, një tjetër zyrtar është plagosur, këtë radhë me thikë.

Ngjarja ndodhi në Sukth, ku Rrapo Osmani, kryetar i njësisë administrative të Sukthit, ka mbetur i plagosur me dy goditje me thikë. I plagosur mbeti edhe një nipi i tij 21-vjeçar me inicialet K.O, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Algert Meta, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Sipas raportimeve të para nga gazetarët në terren, Rrapo Osmani ka qenë duke ecur në rrugë ku ka parë në trotuar Algert Metën i cili është tregtar ambulant. Osmani mësohet t’i ketë thënë se duhet të largohet pasi nuk lejohet të tregtojë në trotuar (fruta-perime).

Por për Algert Metën debati nuk është mbyllur aty. Pasi kryetari i njësisë administrative të Sukthit është larguar, tregtari ambulant i ka shkuar në shtëpi, ku sërish ka nisur të debatojë me të.

Aty ka nxjerrë thikën dhe ka goditur Rrapo Osmanin, dhe nipin e tij 21-vjeçar që ndodhej në shtëpi, më shumë mundësi për të pritur së bashku Vitin e Ri.

Artikulli paraprakMETA: MERITONI NJË SHQIPËRI MË TË DREJTË
Artikulli tjetërFRENDO DENONCON ABUZIMET NË TREGUN E QIRAVE: PO PËRFITOJNË NGA TËRMETI