Ndonese Bashkia Shkoder po ndermerr nisma dhe aksione te njepasnjeshme per clirimin e hapsirave publike situata ne qytetin e Shkodres vazhdon te jete e njejte.
Star Plus ka vezhguar rruget kryesore shume prane qendres se qytetin nga ku rezulton se trotuaret dhe hapsirat e tjera publike vazhdojne te jene ne pushtetin e shitesve ambulanet, cka do te thote se keta te fundit nuk e kane vendosur ujin ne zjarr per tiu pergjigjur thirrjes se Bashkise Shkoder por madje me indiferentizmin me te me madh po e shperfillin ate. Zaptimi I hapsirave publike nga subjekte te ndryshme private mbetet padyshim shqetesimi kryesor per kembesoret te cilet ne pamundesi per te gjetur nje hapsire te lire mbi trotuare depertojne ne rruge,,duke rrezikuar jo ne pak raste edhe jeten e tyre. Qytetaret shkodrane cdo dite perballen me kete situate kaotike dhe aspak te kendeshme pasi numri i tregtareve ambulant qe i drejtohen trotuareve per te bere shitjen e produkteve te ndryshme sa vjen e shtohet. Nderkohe deri ne sigurimi e nje tregu te mirfillte ende nuk dihet se edhe sa kohe duhet te perballemi me kaosin ne trotuare dhe me imazhin e shemtuar qe eshte i pranishem me kete menyre tregtimi, dhe ku nder te tjera nuk eshte aspak higjenike.