Shitet Bankers, kompania njofton arritjen e marrëveshjes me Geo Jade

Kompania naftënxjerrëse, Bankers Petrolium ltd është shitur te Geo Jade Petroleum Corporation. Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat, Bankers njofton se të gjitha aksionet e saj janë blerë nga Geo Jade me një çmim prej 2.20 dollarë kanadez për aksion. Bankers thekson gjithashtu se aksionet e kompanisë nuk do të listohen për 3-4 ditë në bursën e Torontos dhe atë të Londrës. Ndërsa për aksionerët e tjerë, Bankers njofton se pagesën do të marrin pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes. Njoftimi i Bankers Petroleum CALGARY, 29 Shtator 2016 – Bankers Petroleum Ltd ka kënaqësinë të njoftojë, duke filluar që sot, mbylljen e planit të marrëveshjes të njoftuar më parë me degët e Geo Jade Petroleum Corporation. Në bazë të marrëveshjes, kompania Geo Jade ka blerë të gjitha aksionet e emetuara të kompanisë Bankers, nëpërmjet degëve të saj, për një çmim prej 2.20 dollar kanadez për aksion. Pritet që për tre deri në katër ditë, aksionet e Bankers të mos listohen në bursën e Torontos. Aksionet e Bankers nuk do të listohen më gjithashtu edhe në bursën e Londrës në ditët në vijim. Aksionerët përfitues, të cilët zotërojnë aksionet e tyre nëpërmjet komisionerëve si: banka ose firmë investimi, duhet të presin për të marrë pagesën pas pesë deri në shtatë ditë pune, pas mbylljes së marrëveshjes.

Artikulli paraprakDEPUTETI PRENGA HUMBET LAGUNEN E PATOKUT.APELI LE NE FUQI VENDIMIN E SHKALLES SE PARE
Artikulli tjetërTOPALLI-RAMES:KRYEMINISTRI I KANABISIT,EKSODIT DHE SHKATERRIMIT TE POLITIKES